Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për fajde dhe kanosje
dp

Lexo edhe“Ku gabuam?” – Musliu pas vendimit të Speciales: Nëse ka mbetur edhe 1% shpresë, do të luftojmë për drejtësi, historia nuk do të shkruhet nga të tjerët

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.
Sipas raportit policor, rasti ka të bëjë me periudhën 2021-2026, ndërsa arrestimet janë realizuar më 23 shtator 2026, mbi bazën e dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe Kanosje”.
“Prishtinë / Vitet 2021-2026. Pas hetimeve të zhvilluara, më datën 23.09.2026 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë mbi bazën e dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe Kanosje”. Lidhur me rastin janë kryer kontrolle në dy lokacione ku në cilësi të provave janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa prova të tjera materiale të nevojshme për procedurën penale. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe“Ku gabuam?” – Musliu pas vendimit të Speciales: Nëse ka mbetur edhe 1% shpresë, do të luftojmë për drejtësi, historia nuk do të shkruhet nga të tjerët