Tre persona arrestohen në Obiliq, dyshohen për vjedhjen e një shume të madhe parash
dp

Lexo edheDyshime për parregullsi në testin e Kardiologjisë, kandidatët paralajmërojnë Prokurorinë

Sipas një njoftimi zyrtar të forcave të rendit nga rajoni i Prishtinës, rasti ka ndodhur në rrugën “17 Shkurti”, ku nga depoja e një punëtorie ishte vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
Pas hetimeve që në lidhje me këtë rast i bëri njësia e hetimeve të stacionit policor në Obiliq, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit: F.B., 26 vjeç, A.K., 22 vjeç dhe R.H., 34 vjeç.
Ata, sipas policisë, dyshohen për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje e rëndë”, ndërsa me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edheDyshime për parregullsi në testin e Kardiologjisë, kandidatët paralajmërojnë Prokurorinë