Transportuesit heqin padinë, Durmishi largon përgjysmimin e biletave
BILLI

Lexo edheNehammer pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (FOTO)

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë, njofton Klankosova.tv.
“Ne si ministri kemi marrë vendim pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Shoqatën e Transportit Rrugor, kemi ardhur në një dakordim dhe përfundim të përbashkët, dhe duke e pasur parasysh që ka rënë çmimi i naftës, që çmimet të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë, për kategoritë që kanë qenë, do t’i kthejnë çmimet e biletave qysh kanë qenë”.
Tutje, Durmishi ka thënë se është hequr padia.

Lexo edheNehammer pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (FOTO)
Një javë më parë, Durmishi pati marrë vendim që të përgjysmohet çmimi i biletës, për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.