Trajneri i ri i Feronikelit bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri
BILLI

Lexo edheMediat në Serbi reagojnë pas emërimit të Vukiçeviç trajner te Feronikeli

Trajneri i ri i KF Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.
Vukicevic ishte i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtorin Teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.
Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit.

Lexo edheMediat në Serbi reagojnë pas emërimit të Vukiçeviç trajner te Feronikeli
Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish futbollistin dhe ish Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.