Mediat në Serbi reagojnë pas emërimit të Vukiçeviç trajner te Feronikeli
03

Lexo edheKush është trajneri i ri i Feronikelit, kjo është paga marramendëse mujore e Dejan Vukicevic

Mediat në Serbi kanë reaguar kur kanë kuptuar se ish ish-futbollisti i Partizanit, Dejan Vukiçeviç është emëruar trajner një klub nga Kosova!
“Ish-futbollisti i Partizanit dhe trajneri i Vojvodinës, Dejan Vukiçeviç është shefi i ri i shtabit teknik të Ferronikeli të Kosovës nga Glogovci.
Vukicevic ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, dhe promovimi i trajnerit të ri do të bëhet sot në orën 18:00”, shkruan ‘Kurir’ nga Serbia.

Lexo edheKush është trajneri i ri i Feronikelit, kjo është paga marramendëse mujore e Dejan Vukicevic
“Në ndeshjen që u luajt në Bratisllava, tifozët e Sllovanit përdorën parullat ‘Kosova është Serbi’, por kjo nuk vlen për të”, shkruan mes të tjera ky portal.
Kujtojmë që Vukiçeviç veshi fanellën e Partizanit nga viti 1994 deri në 1997.
/Gazeta Sheshi/