back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeTolaj zbulon frymëzimin për moton “Krah Teje” të AAK-së: Solidariteti është në...

Tolaj zbulon frymëzimin për moton “Krah Teje” të AAK-së: Solidariteti është në gjenin tonë

Të ngjajshme

Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë mëngjesin e...

“Sa më e re aq më mirë”, viktima tregon si vepronte Jeffrey Epstein me vajzat

Së fundmi është raportuar për dënimet e Jeffrey Epstein...

Zelensky: Miratimi i fondeve të BE-së, fitore për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një...
- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, duke kujtuar se sa të kultivuar e ka populli shqiptar këtë vlerë.

“Solidariteti është në gjenin tonë, në mbështetjen për familjet në nevojë, në kujdesin për të moshuarit, në sakrificën për liri dhe në gatishmërinë për të ndihmuar pa kushte” u shpreh Tolaj.

Asi tha se ky është motiv i motos së partisë – Krah Teje – në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Vetëm duke qenë krah njëri-tjetrit, ndërtojmë një Kosovë më të drejtë dhe më njerëzore” shtoi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot, po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, një vlerë që populli shqiptar e ka dëshmuar ndër vite, në ditë të vështira, e në sfida të mëdha, gjithmonë duke qëndruar krah njëri-tjetrit.

Solidariteti është në gjenin tonë, në mbështetjen për familjet në nevojë, në kujdesin për të moshuarit, në sakrificën për liri dhe në gatishmërinë për të ndihmuar pa kushte. 

Me këtë frymë vjen edhe motoja jonë “Krah Teje”,  sepse politika duhet të jetë njerëzore, pranë qytetarit, pranë halleve dhe shpresave të tij. Jo larg, jo indiferentë, por gjithmonë aty ku ka nevojë.

Vetëm duke qenë krah njëri-tjetrit, ndërtojmë një Kosovë më të drejtë dhe më njerëzore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz