Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin
dp

Lexo edheLegjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi

Duke folur për “Marca”, Henry u shpreh se, pavarësisht se shumë mendonin se Kroacia kishte përfunduar ciklin e saj të artë, kombëtarja mbetet gjithmonë konkurruese në nivelet më të larta.
“Dukej sikur gjenerata e artë e Kroacisë kishte përfunduar, por Kroacia është gjithmonë aty. Kam shumë respekt për ta”, tha Henry.
Ai gjithashtu komentoi për jetëgjatësinë dhe nivelin e jashtëzakonshëm të disa prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Lexo edheLegjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi
“Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ende ndër më të mirët. Ata janë nga një tjetër galaktikë. Ashtu si Modriq,” u shpreh ai.