back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTheu karantinë, infektohet me koronavirus pasi shkon për ta vizituar motrën në...

Theu karantinë, infektohet me koronavirus pasi shkon për ta vizituar motrën në Gjakovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një person nga Klina ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus. Siç ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj personi është kontakt i një personi të infektuar me covid-19 nga qyteti i Gjakovës.

Njoftimi i plotë i Elezajt në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IPSHPK janë testuar 7 qytetarë të Komunës së Klinës, ku për fat të keq 1 person ka rezultuar pozitiv me virus.

Personi prekur është nga fshati Bokshiq, kontakt i personit të konfirmuar si i prekur me corona virus nga qyteti i Gjakovës.

Sipas informacioneve që kemi kontakti ka rrjedhë nga vizita që e konfirmuara nga Bokshiqi i Klinës i ka bërë motrës së saj në Gjakovë, e cila ka dalë pozitive disa ditë më parë.

Lus qytetarët që të kufizojnë vizitat qoftë edhe tek me të afërmit, sepse kjo mund të na kushtojë me përhapje edhe me të madhe të virusit, siç po tregon edhe rasti i fundit.

Ne lutemi për përmirësimin e shëndetit të tyre, por ajo që duhet të bëjmë është të rrisim kujdesin dhe të i respektojmë udhëzimet e mjekëve dhe vendimet e institucioneve, sepse rreziku për përhapje është i madh.

Shtabi Emergjent menjëherë do të filloj të hulumtoj kontaktet e mundshme që e infektuara ka pasur, të cilët do të udhëzohen në vetizolim dhe sipas nevoje do të iu bëhet edhe testimi.

Izolimi, masat mbrojtëse e higjiena janë vërtetuar si mundësia më e mirë për mposhtjen e këtij armiku të padukshëm.

#RrinëShpi

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 510 persona të infektuar me coronavirus, 93 të shëruar dhe 12 viktima

Të Fundit

Sport

ShowBiz