BallinaLajmeThaçi: Rezistenca e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz hapi një kapitull...

Thaçi: Rezistenca e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz hapi një kapitull të ri

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për 37 vjetorin e rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës në Prekaz, ka shkruar se rezistenca e tyre kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri për Kosovën, transmeton Drenica Press.

Ky është postimi i Presidentit Thaçi:

Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri.

Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë.

Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz