BallinaLajmeLajmërimi i trishtë i gazetarit: Me hidhërim të thellë njoftoj vdekjen nga...

Lajmërimi i trishtë i gazetarit: Me hidhërim të thellë njoftoj vdekjen nga kanceri dhe…

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një problem tepër shqetësues, i cili duhet të bier në veshët e politikanëve dhe të merren masa një orë e më parë, ka paraqitur gazetari Edi Oga, i cili nuk ka nguruar të flasë për atë që shikon e ndjen në qytetin e Elbasanit.

Ai ka bërë parashikimin e kobshëm të vdekjes nga kanceri dhe sëmundje të tjera të shumë të shumë qytetarëve, për shkak të erës së rëndë të plastikës së djegur, e cila u futet në mushkëri.

Oga shkruan në denoncimin e tij:

Miq! Me hidhërim të thellë njoftoj vdekjen nga kanceri dhe sëmundje të tjera të rënda të qindra qytetarëve elbasanas, në pesë vitet që vijnë!

Në gjithë qytetin ndjehet era e rëndë e plastikës së djegur, për qytetarët kjo është thjesht një bezdi, por ata nuk e kuptojnë që thithin stirene, dioksinë dhe furane, helmet më të rrezikshme të njohura nga shkenca!

Unë nuk mund të bëj dot më shumë sesa kaq, sesa ky paralajmërim për sëmundje të rrezikshme që kërcënojnë të gjithë qytetarët, madje edhe familjarët e mi.

Vetë qytetarët e Elbasanit duhet të bëjnë diçka për veten dhe fëmijët e tyre!

VEPRONI SOT, NESËR ËSHTË VONË!

2

Vetë Oga e bëri paralajmërimin dhe sa kishte në dorë. Po elbasanasit, Qazim Sejdini dhe vetë pushteti qendror, a do të marrë ndonjë masë apo thjesht do të presim duarkryq deri sa popullsia të shuhet frikshëm?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz