BallinaLajmeThaçi: Kurti i ka 48 orë afat për të nominuar kandidatin për...

Thaçi: Kurti i ka 48 orë afat për të nominuar kandidatin për Kryeministër

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Thaçi ka thënë se i ka dhënë Kurtit 48 orë afat për të nominuar kandidatin për kryeministër, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore. HTH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz