BallinaLajmeKy është 20-vjeçari që vdiq në aksidentin në Prizren

Ky është 20-vjeçari që vdiq në aksidentin në Prizren

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Tupec – Landovicë në Prizren, ku si pasojë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas policisë së Prizrenit, thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, ku aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë,

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, ka theksuar policia në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz