BallinaLajmeThaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet që vendosën që 26 vjeçari t’i nënshtrohet...

Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet që vendosën që 26 vjeçari t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm

Të ngjajshme

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën Studentore, saktësisht tek konvikti numër 7.

Thaçi tha se është jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në karantinë dhe se kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike, transmeton Indeksonline.

Presidenti u bëri thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjithë rrethanat e kësaj vdekje.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie.

Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor. HTH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz