AKB: 500 vende pune në rrezik – stop standardeve të dyfishta ndaj prodhuesve vendorë!
dp

Lexo edheKurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësimin për situatën në fabrikën VITA, ku rreth 500 vende pune të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak të vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe AVUK-ut.
Është e papranueshme që prodhuesve vendorë t’u ndalohet përdorimi i vajit të palmës në nënproduktet e qumështit, ndërsa produkteve të importuara t’u lejohet kjo!
Pse dy standarde për të njëjtin treg? Pse prodhuesi vendor penalizohet, ndërsa importi favorizohet?
AKB kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe AVUK-u reagim të menjëhershëm, trajtim të barabartë dhe zgjidhje urgjente, për të mos lejuar që vendimet institucionale të rrezikojnë qindra vende pune dhe prodhimin vendor.
Siguria ushqimore duhet të jetë e njëjtë për të gjithë: si për produktet vendore, ashtu edhe për ato të importuara.

Lexo edheKurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm
Kjo fabrikë rrezikon të ik në dy vende tjera në Ballkanin Perëndimor dhe për tej Turqisë.
MOS E NDËSHKONI PRODHUESIN VENDOR DHE MOS E FAVORIZONI IMPORTIN tha në fund Agim Shahini
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve – AKB.