Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj
dp

Lexo edhe“Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur” Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në nëntë objekte ndërtimi, tetë prej tyre në Rajonin e Prishtinës dhe një në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për shkak të këtyre shkeljeve, inspektorët kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Lexo edhe“Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur” Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.
Sipas këtij institucioni, respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.