back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeTërmkolli: PDK e VV po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatë Speciale

Tërmkolli: PDK e VV po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatë Speciale

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, përmes një shkrimi të dërguar në Gazetën Express, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatën Speciale, dukë thënë se kjo po ndodh “dy-tri ditë qëkur PAN nuk po mund të formojë qeverinë”.

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli përmes një shkrimi ka thënë se “derisa ne e hamë njëri tjetrin kështu, në anën tjetër Serbia i fërkon duart me kënaqësi…”

Në shkrimin të titulluar “Dosjet e ‘gatshme’ për Gjykatën Speciale”, Tërmkolli tha se akuzat e rënda në mes të PDK’së dhe AAK’së, pastaj mes PDK’së e Nisma’s dhe së fundi mes PDK’së dhe LVV’së, tregojnë se kë këta po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatë Speciale.

“Ndërsa në fund, pas gjithë këtyre i turren LDK-së, duke thënë se LDK ua paska bërë dosjet!”, tha ajo.

Ky është shkrimi i Melihate Tërmkollit i plotë:

Dosjet e “gatshme” për Gjykatën Speciale

Në kohë krizash politike, sidomos ato “pas zgjedhore”, sikur është bërë normale në Kosovë, që eksponentë të partive politike të shpërthejnë në fyerje, banalitete nga më të rëndat e deri në akuza për krime e vrasje, gati  me emër e mbiemër të “vrasësve”.

Jo shumë larg kohë, pati akuza të rënda mes PDK-së dhe AAK-së, pastaj mes PDK-së e Nisma-s dhe së fundi mes PDK-së e LVV-së.

Këto dy tri ditë, qëkur PAN nuk po mund të formojë as qeveri as të zgjedhë kryeparlamentarin dhe kur jemi gati para një krize të re institucionale, janë shpërfaqur me të madhe akuza për vrasje (të pasluftës) kundër LVV-së nga eksponentë të PDK (hiq më pak se nënkryetari i saj), dhe akuzat e LVV-së për krime të PDK-së e SHIK-ut.

Dhe si zakonisht ( e tmerrshme!), Kryeprokurori, heshtë! Heshtin të gjithë prokurorët, të gjithë gjyqtarët! Pra, politika jonë mbetet ende tepër e kriminalizuar, ndërsa organet e drejtësisë ende të kapura, kokë e këmbë, nga këta “politikanë”.

Kjo, nuk mund të shpjegohet ndryshe, mbase veq si një pajtim i heshtur, që vetë këta “politikanë”, të përgadisin për njëri tjetrin dosjet për Gjykatën Speciale.

Ndërsa në fund, pas gjithë këtyre i turren LDK-së, duke thënë se LDK ua paska bërë dosjet!

Dhe derisa ne “e hamë” njëri tjetrin kështu (sepse krimi zbulohet një ditë), në anën tjetër Serbia i fërkon duart me knaqësi, duke parë që këta “politikanë” po punojnë në interes të saj edhe pa kërkuar asnjëherë publikisht një favor të tillë. Të përkujtojmë se Presidenti i Serbisë ka hapur në Serbi një debat të gjerë shoqëror “për Kosovën”.

S’ka dert, se punët tona i kryen Amerika dhe Evropa!

Melihate Tërmkolli

06.08.2017  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz