Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës meqë ai kishte tentuar që t’i japë ryshfet zyrtarit policor derisa ia ka prezantuar dokumentet e tij në hyrje.
Një kartëmonedhë prej 5 eurosh, ai e kishte futur në mes të dokumenteve, por për këtë përfundoi në mbajtje.
“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.