Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs

Raporti nuk tregoi se kush mund t’i ketë hedhur raketat mbi rajonin Homs, por e cilësoi aktin si “agresion”.
Reuters citoi zëdhënësin e Pentagonit, Eric Pahon, të ketë thënë se “aktualisht nuk ka aktivitet ushtarak të SHBA-së në atë zonë”.
“Nuk kemi detaje shtesë për të ofruar”, tha Pahon.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur mbi 100 raketa në Siri, më 14 prill, duke goditur tre objekte të armëve kimike.
Operacioni u krye në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur më 7 prill në qytetin Duma dhe që dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Lexo edheTanku rus “me këmbë përpjetë” (Foto)
Dhjetëra persona besohet se janë vrarë në këtë sulm.
SHBA, vitin e kaluar, ka sulmuar bazën ajrore Shajrat, në përgjigje të një tjetër sulmi kimik në qytetin Khan Sheikhun.
Siria e ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ka lënë të vrarë së paku 80 njerëz./REL














