BallinaLajmeTë premten i masin forcat Anton Quni dhe Driton Selmanaj. Kush do...

Të premten i masin forcat Anton Quni dhe Driton Selmanaj. Kush do ta udhëheqë LDK-në në Prizren?

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dega e LDK-së në Prizren ka ardhur në fund të procesit të brendshëm zgjedhor.

Procesi zgjedhor tashmë është përmbyllur në të gjitha nëndegët e Prizrenit dhe të premten do të votohet për kryesinë e re të degës dhe kryetarin.

Në këtë proces pritet të marrin pjesë 101 delegatë, shkruan Ballkani.info.

Nga kjo degë, në Kuvendin e përgjithshëm të LDK-së do të marrin pjesë 18 delegatë.

Për kryetar të kësaj dege kandidojnë dy deputetë, Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Gara pritet të jetë e ashpër, pasi që të dy kandidatët pretendojnë se i kanë votat e shumicës së 101 delegatëve.

Deri më tash kryetar i kësaj dege ka qenë Haxhi Avdyli, po ashtu deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi do të mbahet të premten me fillim nga ora 17:00.

Të kujtojmë se në disa degë dhe nëndegë të LDK-së gjatë këtij procesi zgjedhor ka pasur përplasje të ashpra ndërmjet kandidatëve dhe delegatëve. Kjo ka çuar edhe në rrahje dhe arrestime. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz