BallinaLajmeQentë endacak mbysin 50 dele në Strugë (VIDEO)

Qentë endacak mbysin 50 dele në Strugë (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Rreth 50 dhen mbrëmë janë mbytur dhe masakruar nga disa qenë endacak në një fermë në pronësi të familjes Uzeiri nga fshati Teferiç të Strugës.

Ky është rasti i dytë për vetëm dy ditë ndërsa brenda tre muajve, është rasti i tretë në këtë familje. Për momentin, dëmi vlerësohet në mbi 12 mijë euro.

Nga gjithsej 140 dhen, tani u kanë mbetur vetëm 40. Më tej shtojnë se nuk kanë kurrfarë ndihme nga asnjë institucion.

Nga komuna e Strugës për Alsat njoftojnë se pronarët e dhenve deri më tani nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë apo ankesë pranë vetëqeverisjes lokale.

Nga Inspektorati i veterinarisë gjatë kontrollit të parë në mars, ishte vërtetuar se lëndimet e shkaktuara janë bërë nga qentë endacak. Atëherë, pronarët kishin dorëzuar padi pranë Komunës së Strugës dhe tani gjykohen me ndërmarrjen publike komunale, duke kërkuar kompensim për dëmin e pësuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz