Këtë e bëri të ditur drejtori i IHMK-së Besim Aliu ai tha se në zonat malore do të ketë reshje bore me intensitet pak më të lartë ndërsa në zonat rurale do të ketë me një intensitet më të dobët.
“Ditën e Enjte do te ketë rënie të borës në zonat malore, kurse në zonat rurale do të ketë borë me intensitet më të dobët do të thotë nuk mund të bëhet shtresë e borës” tha Aliu për Gazetën Blic.
Ndërsa shiu do të vazhdoje edhe ditën e premte dhe të shtune por jo si këto ditë, dhe shi do të ketë vende vende , tha Aliu.
Gjatë ditës së sotme reshjet e mëdha të shiut kanë bllokuar shumë fshatra të komunave të Kosovës ndër më të prekurat ishin këto komuna: Fushë Kosova, Podujeva, Malisheva, Vushtrria.