back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareTakoi nënën pas 8 vitesh, motra dhe vëllai tregojnë emocionet e surprizës...

Takoi nënën pas 8 vitesh, motra dhe vëllai tregojnë emocionet e surprizës që ka përlotur rrjetin

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Prej disa ditës në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku një djalë erdhi në Shqipëri nga emigrimi pas 8 vitesh dhe surprizoi të ëmën, që nuk e kishte takuar.

Në një lidhje me Skype nga Gjermania për “ABC e Mëngjesit”, Jetnor Krosi tregoi i përlotur emocionet e këtij momenti.

“Emocionet e mia kishin filluar që kur u ul avionin në Rinas. Madje, kur u afrova te puna e mamit, takova babin dhe ai humbi, po e kërkoja, ishte emocionuar.

Unë punoj në ndërtim, tani kam arritur të stabilizohem me dokumenta”, tha Jetnori.

Sakaq, motra e tij nga Anglia, Valbona zbuloi se edhe ajo ka 10 vite pa ardhur në Shqipëri. Kështu të tre fëmijët e familjes Krosi ndodhen në emigrim, ku kanë zhvilluar jetën.

“Në fakt ishte shumë emocional për të gjithë ne. Ideja ishte e motrës dhe Norit që kontakuan ‘surpriza online’ të cilët bënë një punë shumë të mirë. Unë isha shumë skeptike pasi e dija që mami nuk I përjeton shumë mirë.

Është drithëruese kur e kupton që shumë familje si në Shqipëri dhe në Kosovë e përjetojnë masivisht emigrimin. I falenderojmë të gjithë ata që kanë komentuar dhe kanë dhënë bekimet e tyre me Norin”, u shpreh Valbona.

Të Fundit

Sport

ShowBiz