Kryetari i zgjedhur i Skenderajt, Bekim Jashari priti në një takim vëllazëror Kryetarin e rizgjedhur të Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Në këtë takim, që u karakterizua me urimet e ndërsjellta për rezultatet e zgjedhjeve, Jashari dhe Suma u dakorduan për një bashkëpunim mes dy komunave dhe shkëmbim të përvojave, duke synuar qeverisje shembullore mbi bazën e parimeve për transparencë dhe llogaridhënie.
