Kryetari Lladrovci inspekton punimet në renovimin e objektit të shkollës, kërkon korrektësi në realizimin e projektit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka inspektuar punimet ne renovimin e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” ku ka kërkuar nga operatori ekonomik të respektohen dhe të punohet sipas paramases dhe parallogarisë nga operatori ekonomik i cili ka nënshkruar kontratën me Komunën e Drenasit.
Pas njoftimit nga ana e organit mbikëqyrës të punimeve se operatori ekonomik nuk është duke i zbatuar specikacionin teknik, konkretisht paramasen dhe parallogarinë e kontraktuar në renovimin e objektit të vjetër të shkollë së mesme, kryetari Lladrovci se bashku me organin mbikqyrës dhe menaxherin e kontratës, ka inspektuar për se afërmi punimet dhe ka kërkuar që të ndërrohet konstruksioni i kulmit dhe te vendoset konform normave teknike që janë të specifikuara edhe ne kontratë. Lladrovci ka shtuar se për çdo vonesë dhe mos respektim të kontratës, do të ketë masa ndëshkuese për operatorin ekonomik.
Ndryshe pas renovimit të objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” ajo do të shëndrrohet ne paralele të shkollës fillore “Rasim Kiqina”
Kundërkandidtai i Lladrovcit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka raguar me një postim në Facebook, duke e këshilluar Lladrovcin se si duhet vepruar si kryetar komune!/Drenicapress.info/
Postimi i Xhavit Drenorit:
Kujdes Kryetar se po na rrezohesh e nuk paske ndermarrë masa mbrojtese!
Mirë qe po i kryen do punë ne teren që viteve të fundit i patem kryer me disa kolegë të asamblesë komunale ama Ti je menaxheri dhe për dallim nga ne, Ti duhet me kriju SISTEM, pra të mjafton një informatë dhe aty duhet të leshohen komisionet mbikqyrëse komunale që paguhen nga taksat tona dhe të qytetarëve tanë.
Apo nuk po ju beson ende?!
Ka „ilaq“ kjo punë: po të dergoj disa raste kur disa zyrtarë komunal i kemi zënë me „pele për dore“ tuj e mashtru komunën!
Kërko llogari dhe thirri para përgjegjësisë!
Përndryshe çdo veprim që e përmirëson cilësinë e punëve në teren është për tu përshendetur (nëse keto veprime Tua nuk janë farsë!).

