back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeTahiri tregon kush e çoi Adem Jasharin për t’u ushtruar në Shqipëri...

Tahiri tregon kush e çoi Adem Jasharin për t’u ushtruar në Shqipëri – LDK-ja apo LPK-ja?

Të ngjajshme

Daulina Osmani riemërohet Zëvendësministre e Sportit në Qeverinë Kurti 3

Daulina Osmani është riemëruar sot për një mandat tjetër...

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në zonën e...

Gjatë rrëfimit të tij në Rubikon të KTV-së, publicisti Ramush Tahiri foli edhe për rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitet e ’90-ta.

Ai thotë se në Shqipëri në fillim kanë shkuar dy grupe, Adem Jashari, Sali Çeku. “Ata i kanë dërguar këshilli i partive politike, e që mund të thuhet se i ka dërguar LDK-ja ose Haviz Gagica nga Gjermania, ose dikush tjetër, por jo LPK-ja”.

“Ka pasur anëtarë të LPK-së që kanë kaluar në LDK. Tendenca atëherë ka qenë që e gjithë LPK-ja të del në legalitet”, u shpreh ai.

Tahiri thotë se në atë kohë nuk ka pasur tendenca që të mbahen fshehtësi, pavarësisht se cilave parti u takonim.

Ai tha se nuk ishte LDK-ja, trupat nga Prishtina, të cilët e dërguan për të ushtruar Adem Jasharin.

Madje, Tahiri tha se kishte tendencë nga LDK-ja që të dallohen nga të tjerët, të paraqiten më ekskluzivë, por, thotë ai, kjo s’ka qenë e nevojshme.

“Nëse mendohet se LDK-ja në Kosovë e ka dërguar Adem Jasharin në Shqipëri, jo, sepse listat do të dalin, nuk kanë dalë ende. Në Ferizaj i ka bërë Ahmet Hoxha, është dëshmor, hero i popullit, është vrarë në burgun e Dubravës. Është njohur personalisht me Adem Jasharin, e ka bartur madje disa herë nga Tetova në Kosovë nëpër mal, bile në disa raste jam edhe vet dëshmitar, por në këtë kohë ne këto i kemi ditur dhe nëse flas tash, nuk flas nga pikëpamja e LPK-së, LDK-së apo e Demokristianëve. Unë jam ndjerë keq në dy tri raste kur kanë ardhur nga Kosova, nga kryesia e LDK-së, dhe kanë filluar të tërhiqen vetë, ‘hajde ne të LDK-së po shkojmë po hamë darkë e bisedojmë vet’”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz