back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportSuperliga e Kosovës rikthehet me tre duele interesante

Superliga e Kosovës rikthehet me tre duele interesante

Të ngjajshme

Në një objekt fetar në Graçanicë u vodhën 70 euro

Policia njofton për vjedhjen e 70 eurove në një...

LAFC turpëron kampionin, Inter Miami bie 3-0 në startin e sezonit

Los Angeles FC i ka dhënë një goditje të...

Trump vendos tarifë të re doganore për të gjitha vendet

Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat doganore përbën një...

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Albi Mall Superliga rikthehet sot me përballjet e javës së 21-të, ku vëmendja do të jetë te skuadrat që synojnë kreun e tabelës.

Lideri aktual, FC Ballkani, udhëton për t’u përballur me FC Ferizaj, në një transfertë që në letër duket e menaxhueshme, por që mund të fshehë befasi në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Ndërkohë, një nga ndeshjet më të shumëpritura zhvillohet në Gjilan, ku SC Gjilani pret FC Prishtina. Kryeqytetasit kërkojnë pikë të plota për të mbetur në hap me kreun, ndërsa vendasit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për t’i ndalur rivalët.

Sfida tjetër interesante luhet në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku KF Llapi është nikoqir i KF Drita. Për shkak të gjendjes së rënduar të fushës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, llapjanët janë detyruar ta zhvendosin ndeshjen në kryeqytet. Drita, si një nga pretendentët për titull, kërkon vazhdimësi në rezultate pozitive për të mos humbur hapin në garën për kampion.

Të tria përballjet e sotme nisin nga ora 13:00, në një ditë që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen e Superligës dhe në garën për titull. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz