BallinaSportSuper Sevillia, përmbys Man United dhe arrin në finale

Super Sevillia, përmbys Man United dhe arrin në finale

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Ka përfunduar ndeshja midis Sevillias dhe Manchester United, e vlefshme për gjysmëfinalet e Europa League.

“Andaluzianët” kanë siguruar biletën për në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm, pasi mpshtën 2-1 me përmbysje “Djajtë e kuq”.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh, me Bruno Fernandez, i cili arriti të shëndërronte në gol një penallti të fituar nga Marcus Rashford në minutën e 9-të.

Mirëpo spanjollët arritën të kundërpërgjigjeshin mjaft mirë dhe arritën barazonin sfidën. Ishte ish-futbollisti i Milanit, Suso ai i cili shënoi për Sevillian në minutën e 26-të pas një asisti të shkëlqyer të Sergio Reguilon.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Sevillia arriti të bëjë përmbysjen e madhe, me de Jong, i cili shënoi për spanjollët në minutën e 78-të pas një krosimi fantastik të Jesus Navas.

Në finale Sevillia do të përballet me një prej çiftit fitues Inter – Shakhtar Donetsk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz