back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaSportSuper lajm nga Mavraj

Super lajm nga Mavraj

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Lajme të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare të futbollit, vetëm pak orë përpara debutimit të së shtunës, në Kampionatin Europian.

Pas ditës së pushimit, ku i’u nënshtrua terapive intensive me fizeoterapistët, Mërgim Mavraj u kthye të stërvitet me grupin në stadiumin “Iv Le Genot” në Perros Guirec. Lodhja muskulore kaloi dhe mbrojtësi punoi me pjesën tjetër të lojtarëve.

Prezenca e lojtarit të Koln-it në qendër të repartit difensiv përkrah kapitenit Lorik Cana është tejet e rëndësishme, pasi ai ofron siguri dhe eksperiencë për duelin ndaj Zvicrës.

Normalisht në fushë edhe dy titullarë të tjerë kuqezi, që gjatë së martës krijuan jo pak shqetësim për gjendjen e tyre. Amir Abrashi qetësoi stafin kuqezi pas shqetësimeve që i shkaktonte lëndimi në shpatull, të trashëguar nga aktivizimi me Freiburgun dhe që iu përkeqësua pas një dueli gjatë grumbullimit në Austri, përcjell “SuperSport.al”.

Pas kontrolleve dhe masazheve të zgjatura, mesfushori i njohur edhe me nofkën “pit-bull” tregoi në stërvitje se është në gjendje optimale, ku si gjithmonë ishte luftarak për çdo top. Sinjale të rëndësishme pozitive dha edhe Etrit Berisha. Pas lëndimit që pësoi në dorë, gardiani kuqezi u stërvit normalisht me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi dhe dy gardianët, Shehi e Hoxha.

Seanca stërvitore e Kombëtares gjatë paradites së të mërkurës zgjati për afro 60 minuta, ku stafi teknik është përqendruar te taktika, me zv.trajnerin Paolo Tramezzani që drejtonte programin stërvitor dhe kapitenin Lorik Cana që si zakonisht orientonte shokët në zbatimin e detyrave. Atmosfera ishte mjaft pozitive dhe ushtrimet, pjesë e cilave si shpesh herë është edhe asistenti kuqezi, Erjon Bogdani, u zhvilluan mes humorit. Tregues i qartë se Kombëtarja ka besim te potenciali i saj dhe është gati të mahnisë sërish Europën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz