Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Suedisë.
Pas 45 minutash dramatike në “Nya Ullevi”, suedezët dominuan lojën në fillim dhe krijuan disa raste të rrezikshme, përfshirë një gjuajtje shumë serioze të Alexander Isak në minutën e 10-të, ku portieri Aro Muric shpëtoi ekipin nga një gol i sigurt.
Megjithatë, Dardanët arritën të përgjigjen dhe në minutën e 33-të, Fisnik Asllani shënoi golin që i dha Kosovës avantazhin e parë në këtë përballje.
Pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të Kosovës, ndërsa suedezët kërkojnë rikthimin në pjesën e dytë.