Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Amerikan për Kosovën në NATO
dp

Lexo edheHaxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

Ish-deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas prezantimit të një rezolute në Kongresin Amerikan që mbështet integrimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar zhvillimin si “lajm të jashtëzakonshëm”.
Përmes një postimi në facebook, Statovci u shprehë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën aleat të besueshëm dhe e shohin anëtarësimin në NATO si interes të përbashkët për sigurinë. Ajo shtoi se përkrahja amerikane përbën një moment të rëndësishëm në rrugën euroatlantike të vendit.
“Lajm i jashtëzakonshëm nga Kongresi Amerikan për iniciativën që përshpejton rrugën e Kosovës drejt NATO-s.SHBA-të e konsiderojnë Kosovën aleat të besueshëm dhe hyrjen tonë në NATO si interes të përbashkët për sigurinë. Kosova përfitimet më të mëdha gjeopolitike i ka nga Amerika, dhe për këtë ne jemi shumë mirënjohës, deri në bekim të miqësisë tonë historike”, ka shkruar Statovci.

Lexo edheHaxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike
Rezoluta në fjalë është iniciuar nga kongresmeni amerikan Keith Self, në bashkëpunim me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, duke synuar rritjen e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në aleancën veriatlantike./IndeksOnline/