back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeStatovci- Demaj: BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën

Statovci- Demaj: BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Është hapur sot në Prishtinë konferenca internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore”.

Kjo konferencë është organizuar nga Qendra Austriako-Franceze për rivendosjen e marrëdhënieve shoqërore në Evropë në bashkëpunim me institutin GAP, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike, transmeton Koha.net.

Konferenca është hapur nga zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj së bashku me Michael Linhart, sekretar gjeneral i Ministrisë së Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë si dhe Piero Cristoforo Sardi, ambasadori italian.

Statovci-Demaj theksoi se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu duke e marrë parasysh që Ballkani gjithmonë ka qenë pikë e dobët e BE-së ndër vite, është edhe në interesin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes këtyre shteteve.

Zëvendësministrja tha se Kosova si një shtet i ri, ka përparuar shumë në detyrat e dhëna nga BE-ja, por në këtë aspekt duhet edhe ndihmë me e madhe nga ata për t’i përmbushur detyrat tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz