Sot ndahen çmimet për kinematografi
03

Lexo edheVeshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe Kosovës në Muzeun e Tokios

Në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.
Çmimi për Vepër Jetësore për kinematografi “Bekim Fehmiu” për vitin 2015 i ndahet aktorit Bislim Muçaj, ndërsa çmimi vjetor në këtë fushë ndahet për producentin e filmit “Shok”, Eshref Durmishi.
Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe kanë vlerën financiare prej 5,000 euro për çmimin “Bekim Fehmiu”, përkatësisht 2,500 euro për çmimin vjetor.

Lexo edheVeshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme dhe Kosovës në Muzeun e Tokios