Sot mot me diell e vranësira, priten reshje shiu dhe rrufe
dp

Lexo edheAksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundoi në mur

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që dita e sotme të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira.
Gjatë ditës, në zona të caktuara, vranësirat mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, pritet edhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 28°C.

Lexo edheAksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundoi në mur
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s, ndërsa gjatë dukurive konvektive mund të forcohet përkohësisht.