Shorti i grupeve të Kupës së Botës 2022 do të mbahet sonte.Kosova është në vazon e pestë dhe sot do të mësojnë kundërshtarët për rrugëtimin drejtë Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.
Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe mund të përballet me Kosovën.
Shorti për Kupën e Botës 2022 mbahet sot me fillim nga ora 18:00.
Do të zhvillohet në vendin e zakonshëm – në selinë e Fifa në Cyrih, Zvicër – dhe do të jetë një ngjarje virtuale pa përfaqësues të kombeve anëtare të pranishëm.Në fund do të ketë pesë grupe me gjashtë shtete dhe gjashtë grupe me nga pesë shtete.
Ndeshjet e grupeve do të zhvillohen nga marsi i vitit 2021 dhe në nëntor.
Mars 2021: Dy xhiro
Shtator 2021: Dy xhiro
Tetor 2021: Dy xhiro
Nëntor 2021: Dy xhiro
Mars 2022: Play Offi
Për shkak të nxehtësisë së madhe të verës në Katar, Kupa e Botës 2022 do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022, duke e bërë atë kompeticionin e parë që nuk do të mbahet në maj, qershor ose korrik./GazetaBlic Sport