back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleSot bëhen 19 vjet që nga rënia heroike e komandantit të njohur...

Sot bëhen 19 vjet që nga rënia heroike e komandantit të njohur të Drenicës

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Sot, më 30 prill bëhen 19 vjet që nga rënia heroike e komandantit të njohur të Drenicës, Ilaz Kodra, i cili ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, si dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave të Drenicës dhe rrethinës, derisa ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, emri dhe vepra e tij, shkruan Drenica Press

Për ta përkujtuar jetën dhe veprën e komandantit të njohur, Ilaz Kodra në 19 vjetorin e rënies së tij, të 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve, komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës organozojnë këto aktivitete.

Në ora 10- Fillojnë homazhet nga Kulla e Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz të Poshtëm, për të vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Polac, pranë varrit të Komandatit Ilaz Kodra. Homazhet vazhdojnë te pllaka përkujtimore në Verbovc.

Në ora 11- Bëhet hapja e tubimit përkujtimor në Verbovc, përkatësisht te pllaka përkujtimore.

Në ora 12:30- Hapja e turneut në futboll të vogël për kategorinë e juniorëve në Skenderaj në fushën sintetike

Në ora 18:00- Hapja e akademisë përkujtimore për nderë të Komandantit Ilaz Kodra do të organizohet nën patronatin e kryeministrit të republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. /Drenica Press/

Image may contain: 1 person, text

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz