Katastrofë për Feronikelin! Ja ku ka përfunduar skuadra favorite për titull kampioni

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme, dy favoritët kryesorë për titull Drita dhe Prishtina, ashtu siç edhe pritej kanë shënuar fitore, duke bërë që fokusi i të gjithëve tashmë të jetë më vetëm këto dy ekipe në kreun e tabelës.
Në anën tjetër, luftë jo më pak interesante po zhvillohet edhe në fundin e tabelës, meqë Besa dhe Flamurtari morën nga një pikë në duelet e tyre si mysafire.
Feronikeli nga pretendenti për titull kampion, po rrezikon të luaj ndeshje barazhi, për të mos rënë nga VALA Superliga.
Pas 29 xhirove, Nikli është vetëm 4 pikë larg vendit të nëntë. Skuadra që përfundon e nënta në renditje tabelare duhet të luaj ndeshje barazhi.

Lexo edheSpektakël në tribuna dhe në fushë, Drita fiton me rikthim ndaj Feronikelit
Tabela pas 29 xhirove:
- Drita 59
- Prishtina 56
- Liria 47
- Llapi 45
- Drenica 45
- Trepça’89 44
- Gjilani 43
- Feronikeli 43
- Vëllaznimi 39
- Flamurtari 19
- Besa 19
- Vllaznia 14
Këtu mund të shihni tabelën dhe listën e golashënuesve të përditësuar.
- John Oto JOHN – KF Trepça’89 13
- Mirlind DAKU – KF Llapi 13
- Kastriot REXHA – KF Drita 13
- Artur MAGANI – KF Liria 13
- Genc HAMITI – KF Drenica 12
- Xhevdet SHABANI – KF Drita 10
- Betim HAXHIMUSA – KF Gjilani 9
- Mark MILICAJ – KF Feronikeli 8
- Ahmed JANUZI – KF Prishtina 8
- 10Albutrint MORINA – KF Vëllaznimi KF Feronikeli 7















