Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se me të kanë biseduar për frymën konstruktive dhe pragmatike që e ka bër të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Për takimin me Lacroix, Sorensen ka thënë se ishte takim i mirë.
“Bisedë e mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Good exchange with @Lacroix_UN on the latest developments in the Dialogue, the constructive and pragmatic spirit that made last weekend’s deal possible, and the need to advance on implementing the 2023 Ohrid Agreement. Looking forward to more discussions at @UN next week. pic.twitter.com/EbHzThgGjO
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2026