Sondazhi Nacional – Kadri Veseli, lideri më i votuar (Foto)
BILLI·

Më i votuari nga sondazhi nacional paraelektoral për deputetë të Kuvendit të Kosovës po del të jetë lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.
Në pyetjen se ‘Cili nga kandidatë për deputetë mendoi se do të fitojë më së shumti vota në zgjedhje?’, përgjigja ka qenë Kadri Veseli.
Lideri i PDK-së prin me 39 për qind, shkruan lajmi.net.
Pas tij vjen Ramush Haradinaj me 27 për qind, Avdullah Hoti me 15 për qind ndërsa Albin Kurti me 13 për qind.
Këto përqindje janë nxjerrë vetëm nga numri i respodentëve që kanë pranuar të deklarohen për një parti politike, pra respodentë që mund të besohet se do të dilnin në zgjedhje.

Lexo edheNjë ditë larg fushatës elektorale në Kosovë: Njihuni me një nga bukuritë e bjeshkëve të Rugovës















