back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeSokol Bashota: Jam i papunë, jetoj me rrogën e gruas dhe djalit

Sokol Bashota: Jam i papunë, jetoj me rrogën e gruas dhe djalit

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota gjatë seancës në gjykatën e Pejës i cili po akuzohet për deklarim të rrejshëm të pasurisë, ka thënë se është i papunë dhe jeton me të ardhurat që realizojnë gruaja dhe djali, transmeton Gazeta Metro.

Bashota ka thënë se është i papunë dhe jeton me të ardhurat e gruas dhe djalit, por thotë se ka dy vetura dhe pasurinë e trashëguar prej 2 hektar tokë në vendlindje.

“Kam dy vetura dhe pasurinë e trashëguar në vendlindje, 2 hektar tokë. Aktualisht jam i papunë dhe jetoj nga të ardhurat që realizojnë bashkëshortja dhe djali”, u përgjigj Bashota.

Ai deklaroi sot se nga frika që po rrëshqet nuk është deklaruar deri më sot rreth akuzave të Prokurorisë ndaj tij.

“Jam duru shumë mos me fol që të mbrohem në heshtje se mos po rrëshqas për shkak të gabimeve të mundshme juridike, i mbështes deklarimet e avokatit tim”, deklaroi Bashota në seancën e sotme.

Bashota tani akuzohet vetëm për deklarim të rremë të pasurisë.

Sokol Bashota, Enver Berisha, Esat Raci dhe Fadil Gashi akuzoheshin se në mënyrë të kundërligjshme i kishin përfituar banesat me nga 110 metra katror, me qira nga 20 euro në muaj.

Në aktakuzë thuhet se këtë e kishin bërë pa plotësuar kriteret objektive dhe duke i anashkaluar aplikantët me gjendje të dobët ekonomike./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz