Skenderaj, të gjithë sytë nga Drenica, por ja çfarë bërë kundër Llapit (FOTO)
01

Lexo edheSot luan Drenica, klubi kërkon mbështetje maksimale nga tifozët

Mbyllet takimi mes KF Drenicës dhe Llapit me rezultat 0 me 0, transmeton Drenica Press.
Gjatë gjithë ndeshjes tifozëria e Drenicës ishte e zjarrtë, ku në maksimum kanë përkrahur ekipin e tyre të zemrës, por edhe pse me një lojë të mirë që tregoj Drenica ndaj Llapit nuk arriti të shënoj fitore.
Ekipi i Drenicës gjatë gjithë lojës ishte më i mirë se kundërshtari, ku pati disa raste shënimi, madje edhe në minutën e 91, kur Kreshnik Uka kishte rast shënimi, por nuk arriti të tundë rrjetën e llapjanëve.
Raste shënimi për Drenicën kishin këta lojtar Granit Arifaj, Kreshnik Lushtaku, Kreshnik Uka, por në fund u dashtë të pajtohen me barazim, transmeton Drenica Press.
Lexo edheSot luan Drenica, klubi kërkon mbështetje maksimale nga tifozët
Drenica në ndeshjen e kthimit do të jetë mysafir i Llapit që do të luhet me 19 Prill./drenicapress.info/