back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeSkenari për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së?

Skenari për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së?

Të ngjajshme

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa duket se po përgatitet për të vazhduar drejtimin e kësaj partie edhe pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të 3 gushtit.

Burime të “Gazeta Blic” brenda LDK-së kanë bërë të ditur se ka filluar të diskutohet një marrëveshje mes pretendetëve për kryetar të LDK-së dhe kryetarit aktual, Mustafa, në mënyrë që t’i ipet besimi atij për ta drejtuar edhe më tutje këtë parti, deri në pëmrbylljen e disa prej çështjeve më të rëndësishme që ndodhet vendi.

“Aktualisht po flitet për një marrëveshje mes kryetarit Mustafa dhe kandidatëve potencial për kryetar të LDK-së, në mënyrë ai që të rizgjedhet sërish kryetar partie për t’i përmbyllur disa procese të rëndësishme në të cilat ndodhet vendi dhe më pastaj të tërhiqet nga funksioni i kreut të partisë, duke ia liruar vendin të tjerëve”, pohojnë burimet e njëjta brenda kësaj partie.

Se kanë filluar lëvizjet në këtë drejtim, këtë e ka konfirmuar sot për “Gazeta Blic” edhe deputeti nga radhët e LDK-së Ramiz Kelmendi.

“Kandidaturat sigurisht që janë qartësu goxha shumë, por gjithmonë po kërkohet një lider politik i cili do ta udhëheqë LDK-në dhe vendin në këto kohëra të vështira siç janë bisedimet me Serbinë, liberalizimi i vizave, taksa. Unë besoj që zoti Mustafa duhet të jetë kandidat dhe do të vazhdojë edhe më tej ta udhëheqë LDK-në deri sa të zgjidhen këto çështje madhore të Kosovës dhe pastaj mund të tërhiqet në çdo moment dhe të bëhet një zgjedhje tjetër”, u shpreh ai.

Ndërkaq, i pyetur për temat që priten të diskutohen në takimin e sotëm të Kryesisë, Kelmendi tha se aty do të diskutohen të gjitha detajet rreth mundësisë për ndonjë incident të mundshëm që mund t’i prishte imazhin e kuvendeve zgjedhore që janë më demokratike në LDK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz