S’ka distancë, familjarët i presin bashkatdhetaret grumbull në Aeroport
03

Lexo edheNëna e Hashim Thaçit me COVID-19 e shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e saj

Edhe pse gjendemi në kohë pandemie, masat e vendosura nga qeveria nuk po respektohen aspak nga disa qytetarë të Kosovës.
Një gjë e tillë po ndodh edhe sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Qytetarët të cilët kanë shkuar për t’i pritur familjarët e tyre, të cilët po vijnë për pushime nga diaspora, shihen shumë pranë njëri tjetrit, duke mos respektuar kështu distancën sociale, raporton lajmi.net

Lexo edheNëna e Hashim Thaçit me COVID-19 e shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e saj
Ashtu siç mund të shihen edhe në fotografi, ata janë të afruar shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse Qeveria e Kosovës në masat e fundit që ka ndërmarr ndalon grumbullimin e më shumë se katër personave. /Lajmi.net
