Sindikata e Policisë reagon pas sulmit ndaj dy zyrtarëve në Viti: E papranueshme, dhuna duhet ndëshkuar menjëherë
dp

Lexo edheKurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në reagimin e saj zyrtar, Sindikata e cilëson këtë akt si një cenim të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të ligjit dhe kërkon që organet e drejtësisë të jenë të pakompromis në ndëshkimin e atyre që cënojnë sigurinë e zyrtarëve policorë.
“Dhuna ndaj pjesëtarëve të Policisë është e papranueshme dhe kërkon ndëshkim të menjëhershëm. U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri ndaj kujtdo që ushtron dhunë ndaj zyrtarëve në detyrë”, thuhet në reagimin e Sindikatës, raporton lajmi.net
Përveç thirrjes ndaj drejtësisë, Sindikata ka apeluar edhe te qytetarët e Kosovës që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë dhe të mbështesin institucionin e Policisë si shtyllë themelore të rendit dhe sigurisë.

Lexo edheKurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm
“Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë dhe garantuese e rendit kushtetues – prandaj meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme”, thuhet më tej në komunikatë.
Sindikata ka përsëritur angazhimin e saj për të qëndruar në përkrahje të çdo zyrtari policor në përmbushje të misionit të tij ligjor dhe profesional. Rasti aktual është duke u hetuar nga organet kompetente./Lajmi.net/