back to top
Wednesday, July 30, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Si 19-vjeçare isha në luftë, u dhunuam bashkë me një të afërme”,...

“Si 19-vjeçare isha në luftë, u dhunuam bashkë me një të afërme”, rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës

Të ngjajshme

Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë

Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe...

Lansohet kënga e shumëpritur nga Luana e Genta

Dy artistet e njohura, Luana Vjollca dhe Genta Ismaili...

“Re Clinic” e Jeta Rukiqit, zgjedhja e parë e Dua Lipës në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në...

Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale, po rrëfen sonte në emisionin Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, për atë që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.

Teksa rrëfen për atë që përjetoi, ajo thotë se kur filluan bombardimet në fshatin e saj u larguan nga shtëpitë dhe bashkë me një të afërme të saj, u ndanë nga familjet, për ta kërkuar burrin e saj, i cili ishte vrarë nga forcat serbe, pasi ishte ushtar i UÇK-së.

“Panduri: Pra, ti pranove të ndaheshe nga familja që të shkosh ta ndihmosh atë të afërme tuajen ta gjente burrin, për çka kishte dëgjuar se ia kanë vrarë?

E mbijetuara: Po, po a është e vërtetë se ja kanë mbytur apo është gjallë, por fatkeqësisht…

Panduri: A ishte ushtar i UÇK-së?

E mbijetuara: Po, ushtar i UÇK-së, u vra në front ai, ishte në moshë shumë të re, ishte nusja e shtatë viteve, i la shumë fëmijë të vegjël dhe me dhimbsej shumë ajo i kishte fëmijët shumë të vegjël. Kur shkuam në shtëpi e kuptoi që ja kanë vrarë burrin.”

Ajo thotë se nuk e kurseu as vetën vetëm që t’i ndihmoi familjares së saj që ta gjente burrin.

- Advertisement -

Të Fundit