Një vrasje me thikë ka ndodhur në Vjenë rreth mesnatës së kësaj të premteje dhe raportohet se autori dyshohet se është një shqiptar.
Vrasësi, identiteti i të cilit nuk behet i ditur, ka ekzekutuar një polak dhe ka plagosur një tjetër pas një sherri në një lokal nate, në lagjen 10 të kryeqyteti austriak.
Sipas policisë austriake, viktima është 34vjeçar nga Polonia, ndërsa i plagosuri është 37-vjeç, po nga Polonia.
Ai është plagosur rëndë, megjithatë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spital.
Viktima është goditur disa herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, tha efektivi i policisë Patrick Maierhofer, dhe humbi jetën në autoambulancë, 30 minuta më pas. Në murin e lokalit ka ende shenja gjaku, ndërsa pronarët nuk ka pranuar të komentonin ngjarjen për mediat.
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili u largua me shpejtësi pas ngjarjes. Siç raportojnë mediat lokale, autori dyshohet se është shqiptar, megjithatë policia ende nuk e ka konfirmuar këtë. Gjithashtu, nuk ka dhënë informacione për moshën e autorit. Megjithatë, raportohet se policia ka fakte që provojnë se kush është autori.
Shkaku i ngjarjes mbetet ende për tu sqaruar nga hetimet. Një dëshmitar tha se, autori, viktima dhe personi i plagosur njehshin me njeri-tjetrin.
/Syri.net/