Shqiptari del me pi cigare në kolonë, gruaja e harron dhe vazhdon rrugën

Kur ai kishte dalë për të pirë një cigare dhe bllokimi i trafikut qe hequr papritur, gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të.
Füssen: Një grua ka harruar burrin e saj në autostradën A7 (Gjermani) të shtunën pasdite dhe ka vazhduar rrugën pa të.
Sipas policisë në Schwaben Jug / Perëndim, policia kishte marrë një njoftim se në tunelin kufitar në Füssen po ecte një këmbësor, transmeton albinfo.ch. Siç doli pastaj, burri nga Shqipëria kishte qenë më parë i bllokuar në një kolonë trafiku bashkë me gruan e tij në makinën e përbashkët.
Kështu, kur ai kishte dalë për të pirë një cigare dhe bllokimi i trafikut qe hequr papritur, gruaja e tij kishte vazhduar rrugën pa të.

Lexo edheHidhen dy bomba para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd
Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë. Pas kësaj ai arriti të kontaktonte gruan me telefon.
Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.














