Shqipëria e shkarkoi, Roma ia beson projektin e madh

Vetëm nënshkrimi i kontratës mungon në mes Christian Panuccit dhe Romës.
Pasi u shkarkua nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci tashmë ndodhet në Itali ku po pret oferta për ta vazhduar karrierën e tij si trajner.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se ish futbollisti i njohur e ka tërheq interesimin e disa klubeve nga Serie B – kategoria e dytë e futbollit italian. Mirëpo, së fundmi Panucci i ka nisur bisedimet me drejtuesit e Romës.
Klubi i madh nga Serie A po mendon seriozisht që t’ia besojë një projekt shumë të rëndësishëm ish futbollistit të vet, shkruan Gazeta Express.

Lexo edheMessi në “Old Trafford”, shikoni si “shkatërronte” një legjendë si Scholes (VIDEO)
Sipas mediave përtej Adriatikut, Roma po planifikon që Panuccit t’ia besojë postin e trajnerit të ekipit U-23, i cili do të regjistrohet në Serie C. Panucci do të punojë me të rinjtë në mënyrë që ta furnizojë skuadrën e parë të Romës me futbollistë të rinj të talentuar, transmeton Gazeta Express. Të njëjtën gjë e ka bërë Juventusi.
Thuhet se palët tashmë e kanë arritur një marrëveshje të cilën shumë shpejt do ta zyrtarizojnë me nënshkrimin e kontratës. Panucci do ta marrë me vete në Romë edhe Marco Casettin, të cilin e kishte bashkëpunëtor edhe në Shqipëri. /GazetaExpress














