Shpëton golin në minutën e 96, nis aksionin dhe asiston te goli i fitores: “Çmenduria” e Rooneyt pushton internetin!
BILLIPërditësuar më

Lexo edheSupergol në duelin Arsenal – Man City (VIDEO)

Wayne Rooney ka qenë heroi i minutave të fundit të DC United në ndeshjen ndaj Orlandos në mëngjesin e sotëm.
Falë një përkushtimi të jashtëzakonshëm të anglezit, DC United nga një humbje eventuale në minutën e 96′, preku “qiellin” duke shënuar golin e fitores, përcjellë “Lajmi.net”.
Orlando nisi një kundërsulm të shpejtë që me shumë gjasë do të përfundonte me gol, po të mos ishte një ndërhyrje jetike e Rooneyt.

Lexo edheSupergol në duelin Arsenal – Man City (VIDEO)
Më pas ish-i i Unitedit nisi një aksion, asistoi për mrekulli për golin e fitores dhe stadiumi shpërtheu në festë. /Lajmi.net/