“Jo në emrin tim!”, shqiptarët thërrasin protestë në Londër kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
dp

Lexo edheVizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa

Sipas një njoftimi nga Këshilli Organizativ, thuhet se zhvillimet e 16 shtatorit kanë sjellë shqetësim dhe zhgënjim të madh te shumë shqiptarë, veçanërisht kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe ish-krerët e saj.
“Në këto momente kemi nevojë për solidaritet, bashkim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Tri shkronjat – UÇK – mbajnë për shumë shqiptarë kujtimin e një periudhe të rëndë të historisë sonë, të sakrificës së brezave dhe të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Kjo histori dhe kujtimi i të rënëve meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt”.
“Pavarësisht se ku jetojmë – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë apo në mërgatë – na bashkojnë gjuha, historia, familjet tona dhe përgjegjësia për të ruajtur kujtimin e brezave që sakrifikuan aq shumë”.
“Sot është koha të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, me maturi dhe dinjitet, duke kërkuar drejtësi, paanshmëri dhe respektim të plotë të të drejtave të secilit. Me këtë frymë solidariteti, ju ftojmë t’i bashkoheni protestës me moton: ‘JO NË EMRIN TIM!’”, u tha mes tjerash në njoftim.
Lexo edheVizitat në paraburgim te Hashim Thaçi, gjykatësi miraton një ndryshim për disa emra që do t’u hiqet ndalesa
Tubimi paqësor është thirrur për të dielën (27.09) nga ora 11:30-13:30 në lokacionin Richmond Terrace.
