Pasditen e djeshme një makinë tip “Benz” shpërtheu në flakë pranë “Urës së Tabakëve” në Tiranë.
Makina kishte marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk u shënuan të lënduar.
Drejtuese e automjetit, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ishte një vajzë bjonde rreth 29 vjeç.
Vajza e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte dhe kishte dalë menjëherë nga automjeti.
Nuk dihet ende nëse makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e problemeve teknike apo për motive të tjera.
Dëshmitarët kanë raportuar nga vendngjarja:
Shpertheu ne flake nje makine afer Ures se Tabakeve. Ishte nje shofere femer doli me njeher te 29 vjeçe bjonde. Ne ecje e konstatoi dhe doli përnjëherë. Makina ishte tip Benc nga ato qe perdorin femrat, e vitit 2002.”